Duart tona krijojnë, punojnë, japin – marrin. Janë porta jonë kryesore nga merr kuptim profesioni ynë human për të arritur qëllimin e rehabilitimit dhe sherbimit profesional për të gjithë ju.

Jepini vlerë dhe rëndësinë e duhur trupit edhe shpirtit tuaj në çdo fazë të jetës që ju jeni.

Kemi krijuar një koncept të veçantë rehabilitimi gjithashtu dhe një larmishmëri shërbimesh, duke filluar me konceptimin e logos, emrit tonë, ambienteve të brendshme të ideuara me kujdes maksimal në çdo detaj, ku çdo njeri të ndihet sa më komfort.

Eksperienca jonë shumvjeçare nëpër klinika të ndryshme me shumllojshmëri terapish edhe diagnozash, e kombinuar me trajnimin tonë akademik, na lejon t’ju prezantojmë një paket inovative rehabilitimi që sjell rikupërim të shpejtë në kohë, por më kryesorja të keni mundësinë të jetoni, të lëvizni, të ushqeheni shëndetshëm dhe mbi të gjitha, të merrni frymë thellë! Ofrohet edukim për posturën edhe mënyrën e të ecurit të trupit tuaj. Besoni tek profesionistët e së ardhmes për një trup plot jetë dhe energji!

Shërbimet tona

Fizioterapi

Është një profesion i bazuar tek shkenca, dhe përdor përqasjen e kujdesit të plotë shëndetësor dhe të mirëqenies, e cila përfshin stilin e përgjithshëm të jetës së pacientit. Në zemrën e fizioterapisë është përfshirja e pacientëve në vetkujdesin e tyre, nëpërmjet edukimit, ndërgjegjësimit, fuqizimit dhe pjesëmarrjes në trajtimin e tyre.

Osteopati

Osteopatia është një sistem mjekësor që bazohet në teorinë që pohon se çrregullimet në sistemin muskulor-skeletor ndikojnë në pjesët e tjera të trupit, duke shkaktuar shumë çrregullime që mund të ndreqen me anë të teknikave të ndryshme përpunuese në lidhje me mjekësinë tradicionale, operimin, farmakologjinë, dhe procedura (ecuri) të tjera shërimi.

Energy Healing

Shërimi i energjisë është një sistem shërimi tradicional që rikthen ekuilibrin dhe rrjedhën e energjisë në të gjithë trupin, mendjen dhe shpirtin. Kjo teknikë funksionon drejtpërdrejt me aspektet fizike, emocionale dhe shpirtërore të mirëqenies. Përdoret për të trajtuar gjendje të ndryshme mjekësore, veçanërisht sëmundje që lidhen me shëndetin mendor.

Trajtimet Ortopedike & Artrozike Që Ofrojmë

  • Skolioza
  • Hernia Diskale (Degjenerimet e Diskale)
  • Gonartroza
  • Osteoporoza
  • Spondilioartroza
  • Koksartroza
  • Borsitet
  • Tendinitet
  • Dhimbjet mio fasciale
  • Crregullimet e artikulacionit temporo-mandibular

Terapi Manuale

Teknika manuale që përbëhen nga një seri e madhe ndërhyrjesh ku fizioterapisti përdor duart e tij me lëvizjet e sakta që synojnë uljen e dhimbjes, rritjen e gamës së lëvizjes së artikulacioneve, reduktimin ose eleminimin të edemës së indit lidhës, nxitjen e relaksimit, përmirësimin e shtrirjes së kontraktimit dhe jo indet kontraktuese. Përmirësojnë funksionimin e mushkrive.

Fibrolisis Terapi Instrumentale Mekanike

Përkufizohet si një ndërhyrje instrumentale specifike për të normalizuar funksionimin në sistemin muskulo-skeletor. Konsiderohet një metodë trajtimi për ndryshimet mekanike të sitemit lokomotor dhe përdoret gjerësisht në sport për qëllime terapeutike dhe parandaluese.

Terapi me Kupa

Është një formë e lashtë e alternativës mjekësore në të cilën terapisti me anë të gotave speciale ua vendos në lëkurë për disa minuta për të krijuar thithje. Me qëllim relaksimin, mirëqenien gjithashtu uljen e dhimbjes dhe inflamacionit si një lloj masazhi të thellë.

Exercise - Ushtrime

Aktivitet që kërkon përpjekje fizike, i kryer për të mbajtur ose përmirësuar shëndetin dhe gjendjen fizike. Ushtrimet përmirësojnë zemrën dhe mushkëritë tuaja.

Streching/Shtriqja

Streching rrit fleksibilitetin dhe përmirëson një gamë të gjërë të lëvizjes së kyçeve, duke i ndihmuar të lëvizin lirshëm. Gjithashtu ju mbron nga lëndimet gjatë trajnimit tuaj. Sugjerohet 10-20 minuta streching në ditë.

Limfodrenazh

Masazh i drenazhit limfatik është një formë masazhi i butë që inkurajon shkarkimin e nyjeve limfatike rreth trupit. Ndihon në lehtësimin e limfedemës, largimin e mbetjeve dhe toksinave nga indet e trupit.

Refleksologji

Është formë masazhi i përqëndruar rreth pikave të presionit në këmbë të cilat janë të lidhura drejt për drejt me të tjera zona të trupit, duke përfshirë organet.

Masazh Tailandez

Kryhet në dysheme, një seancë tipike Tajlandeze që zgjat 90 minuta ku përdoren gjymtyrët e terapistit (këmbët, gjunjët, duart, brrylët) për të krijuar presion të thellë.

Manipulime Viscerale

Qëllimi është të rikrijoi, harmonizoi dhe rrisë komunikimin prapioceptiv në trup për të përmirësuar mekanizmin e tij të brendshëm për një shëndet më të mirë, duke lehtësuar simptomat e dhimbjes, mosfunksionimin dhe qendrimin e dobët. Trajton pabarëzi funksionale dhe strukturore të një personi me qëllim që të ndikoi në mosfunksionimin e tyre muskuloskeletik, vaskulor, nervor, urogenital, respirator, tretës dhe limfatik.

Manipulim Facial

Pas vlerësimit të të gjithë trupit, manipulimi i indeve të dendura faciale nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejt me lëkurën që zgjat 2-5 minuta do të rezultoi në një ulje graduale dhe të dukshme të ndjeshmërisë lokale.

Manipulime Muskulore

Përfshin një terapist që përdor duart ose një mjet të vogël për të manipuluar muskujt dhe indet e tjera të buta.

Manipulimi Nervor

Manipulimi Nervor identifikon dhe çliron kufizimet nervore lokale, ndërsa në të njëjtën kohë ekzaminon efektin që këto fiksime lokale kanë në pjesën tjetër të trupit duke hyrë në këtë marrdhënie, zgjidh modele më gjithpërfshirëse jo funksionimet.

Mobilizimi i Shtyllës Kurrizore

Ndihmon në lehtësimin e presionit në nyje, redukton inflamacionin dhe përmirëson funksionimin nervorë. Është një formë e butë dhe praktike e terapisë manuale që fokusohet në vlerësimin dhe përmirësimin e funskionimit të shtyllës kurrizore.

Reiki

Teknik shërimi e bazuar në parimin që terapisti mund të kanalizojë energjinë te paciuenti me anë të prekjes, për të aktivizuar proceset natyrale të shërimit të trupit të pacientit dhe për të rivendosur mirëqënie fizike dhe emocionale.

Shiatsu

Një formë terapie me origjinë japoneze në të cilat ushtrohet presion në pika të caktuara (menidianet e trupit) duke përdorur duart.